Premier League

Salah: Na e bënë jetën të lehtë, s’është gjithçka në dorën tonë

Mohamed Salah realizoi dy herë përballë Manchester United në një sfidë të dominuar totalisht nga Liverpooli. Sulmuesi egjiptian, e pranoi pas ndeshjes që ishte një sukses i lehtë ndaj “Djajve të Kuq”.

“Na e bënë jetën më të lehtë në mesfushë. Nuk kemi pësuar gol as në transfertë, as në shtëpi. E shënuan shpejt golin e parë, pastaj të dytin, të tretin. Ishte një performancë shumë e mirë jona, shpresoj të vazhdojmë kështu.”

Salah theksoi më tej se Liverpooli thjesht duhet të bëjë detyrën, por jo gjithçka është në dorë të “The Reds”

“Kam shënuar shumë gola për këtë klub. Ndonjëherë ndodh që fati nuk është me ty. Më e rëndësishme është të fitojë skuadra. Duhet të fokusohemi te vetja, të ndeshjet tona, pjesa tjetër nuk është në dorën tonë.”

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency