Kupa e Italisë

Notat e Milanit: Tomori vuan shumë, shpëtojnë Calabria e Leao

Një humbje që “djeg” ajo ndaj Interit në gjysmëfinalen e kthimit për Milanin, që i jep lamtumirën Kupës së Italisë dhe eliminohet nga zikaltrit për të dytin vit radhazi. Goli i shpejtë u “preu krahët” kuqezinjve, që provuan të ndryshojnë fatin e ndeshjes, por ishte e pamundur.

Notat e futbollistëve të Milanit:
Maignan – 5.5: Nuk mund të bënte më shumë në asnjë prej golave të pësuar, por tre në një derbi janë shumë dhe natyrisht që nuk meriton më shumë se 5.5.

Calabria – 6: Nga krahu i tij nuk vjen asnjë nga golat, pasi është gjithmonë aty për të mbyllur hapësirat. Shtyn pak në sulm, por bën mirë detyrën e tij dhe është ndër të paktët që nuk stonon.

Kalulu – 5: Në lojën me këmbë tregon limite dhe në një moment rrezikon shumë. I pafat në golin e Bennacer, pasi gjendet në vendin e gabuar.

Tomori – 5: Ndeshje mjaft e dobët e mbrojtësit anglez, që stonon si rrallë herë. Humb Lautaron në golin e parë dhe e mban në lojë në të dytin, ndërsa në fund merr edhe një karton të verdhë.

Theo Hernandez – 5.5: provon të bëjë diçka përpara, por pa qenë vendimtar. Kartoni i verdhë e limiton shumë.

Tonali – 5.5: Provon të mbajë kontrollin e lojës, por humb shpesh kohët e daljes përpara. Në pushim Pioli e lë në dhomat e zhveshjes, duke kthyer Kessie në vendin e tij.

Bennacer – 5.5: Ashtu si shoku i repartit, vuan shumë t’i japë rregull dhe gjeometri skuadrës. I pafat në golin e anuluar.

Kessie – 5.5: Ndjen ndeshjen më shumë se duhet dhe shihet gjithmonë i nervozuar, çka nuk e lejon të bëjë më të mirën.

Saelemakers – 5.5: Provon reflekset e Handanovic me një goditje nga distanca, por më pas vuan mungesën e fantazisë dhe ritmit, ndaj mbetet në dhomat e zhveshjes (Messias – 5: Nuk arrin të bëjë asgjë për të ndryshuar rrjedhën e lojës.)

Leao – 6: Është i vetmi që krijon dhe vë në vështirësi prapavijën zikaltër. I pafat në dy tentativa drejt portës, por shkakton panik sa herë që niset në sulm.

Giroud – 4.5: Në derbin e kaluar preku dy topa dhe shënoi dy gola. Këtë herë iu afrua golit vetëm një herë dhe pjesën tjetër ishte tërëkohës hije e De Vrij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency