Featured

Seferi-Xhixha më efikasë se gjysma e Superiores, koha të garojnë “kundër” njëri-tjetrit

Tirana në garë për rekordet. Bardheblutë kanë shansin që të mbyllin që këtë fundjavë çështjen e titullit, si asnjë skuadër tjetër më parë kaq herët, por ndërkohë në sfidat në vazhdim kryeqytetasit kanë ende arsye për tu motivuar, ndoshta duke ju dhënë ndonjë kënaqësi më tepër lojtarëve edhe në planin personal.

Taulant Seferi në kërkim të Këpucës së Artë, autori i 15 golave mban kreun e listës së golashënuesve, por ndërkohë ndoshta do t’i duhet që për ta fituar të bëjë një garë brenda shtëpisë me atë që është edhe partneri i tij më i mirë. Redon Xhixha deri tani numëron 13 finalizime, po aq sa edhe Guindo, dhe në këtë mënyrë në javët e mbetura Tirana mund të pronësojë edhe garën për Këpucën e Artë.

Seferi dhe Xhixha deri më tani kanë rezultuar një dyshe fantastike. Ish lojtari i Laçit, ka gjetur që në sezonin e tij të parë një kimi të jashtëzakonshme me Seferin, dhe bashkëpunimi mes tyre ka rezultuar fatal për kundërshtarët, siç demonstrojnë edhe shifrat, me Tiranën që vetëm prej tyre numëron 28 gola, aq sa nuk kanë shënuar në total plot 5 skuadra të Superiores, përkatësisht Kastrioti, Teuta, Egnatia, Dinamo dhe Skënderbeu.

Gjithsesi tani me objektivat sezonalë të siguruar, Seferi dhe Xhixha ndoshta do të kenë mundësinë të gjejnë motivimin edhe te një garë mes tyre, që gjithmonë mbetet në të mirë të Tiranës, që me titullin të siguruar tanimë i mbetet të luftojë vetëm me veten.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency