Premier League

Faulli i talentit të United e emocionoi, Neville: Nuk u tregova profesionist, ju tregoj pse

Manchester United bëri gjithçka keq përballë Liverpoolit, sfidë të cilën e humbi 4-0 në mitikun “Anfield”. Ish-mbrojtësi i njohur i “Djajve të Kuq”, tashmë në rolin e opinionistit, Gary Neville deklaroi se ky është ekipi më i keq i United në 40 vitet e fundit.

I vetmi që i shpëtoi thumbimeve dhe kritikave të forta të Nevilla është Hannibal Mejbri. 19-vjeçari tunizian debutoi në minutën e 84-t për United në Premier League.

Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë katër minuta pasi u fut në fushë, për një faull të kryer ndaj Naby Keita, moment që e emocionoi Neville. Ky i fundit vlerësoi Mejbri për përpjekjen e tij për të ndaluar sulmet e kundërshtarëve.

Gjithsesi, komentatori i Sky Sports reagoi në lidhje me komentin jo profesional, por theksoi se tifozët e United duhet ta vlerësojnë agresivitetin dhe dëshirën e lojtarit të talentuar, pavarësisht faullit të kryer.

Kjo është arsyeja pse unë mbajta një anë jo dhe aq profesionale gjatë komentimit të ndeshjes. Kur u shpreha në atë mënyrë për djaloshin (Mejbri), të them të drejtën u ndjeva krenar për të, pasi po sillej vërdallë për të shkelmuar kundërshtarët.

Gjithsesi, ai tregoi diçka, shfaqi diçka nga vetja. Ai nuk po e duronte faktin që Liverpool po tallej me të dhe me shokët e skuadrës. Të paktën tregoi diçka. Nuk po them që veprimi i tij ishte brilant, pasi mund ta ketë dëmtuar lojtarin kundërshtar, por si një tifoz si tifoz i Manchester United duhet ta vlerësosh një gjë të tillë”, deklaroi Neville.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency