Analizë Superiore, publikohet formacioni më i mirë deri në javën e 29-të
Në emisionin Analizë Superiore në Supersport, të drejtuar nga Sokol Xhihani dhe me pjesëmarrjen e videonalistit të kombëtares U19, Fation Bardhi është publikuar formacioni më i mirë i Superiores deri në javën e 29-të.
Nga 11-tëshja e javës së kaluar nuk ka ndryshime, me formacionin e javës së kaluar që konfirmohet sërish. Në portë si prej javësh tashmë gjejmë emrin e Visar Bekajt, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Ndreca në të majtë, dyshja e Tiranës në qendër, Najdovski dhe Hoxhallari, ndërsa në të majtë Marku i Partizanit.
Në mesfushë, Xhixha në të majtë, Shehu dhe Gjelbrim Taipi ndërsa në të djathtë është Basa, me sulmin që tashmë është i konfirmuar me dyshen Guindo-Seferi.
Formacioni më i mirë deri në javën e 29-të:

Formacioni më i mirë deri në javën e 28-të:




