Benzema humb dy penallti për 7 minuta, por Reali merr tre pikët dhe prek titullin
Real Madrid ka fituar në transfertë ndaj Osasona-s dhe vijon rrugëtimin drejt titullit të 35-të kampion. Ekipi i Carlo Ancelottit dominoi të gjithë sfidën, megjithatë fitorja mund të kishte qenë me e thellë se 1-3, nëse Benzema nuk do të kishte humbur dy penallti radhazi.
Sfida u zhbllokua në minutën e 12’ kur Alaba do u dhuronte avantazhin madrilenëve, festë e cila do të zgjaste shumë pak, pasi vetëm një minutë më pas Budimir do të barazonte. Ndërsa në minutën e 45’ Asensio do t’i dhuronte Realit golin e dytë.
Në fraksionin e dytë Reali do të vijonte të bënte një lojë të bukur, por kjo pjesë do të kthehej në makth për yllin e “Los Blancos”, Karim Benzema, i cili do të humbiste dy penallti brenda 7 minutave, më saktësisht në minutën e 52’ dhe në të 59-ën.
Megjithatë rezultati do të shkonte në 1-3 në minutën e 90+6’ kur Lucas do të shënonte të tretin gol për madrilenët.
Pas raundit të 33-të Real Madrid shkon në kuotën e 78 pikëve në krye të renditjes së La Ligas, teksa Osasuna qëndron në vend të nëntë me 44 pikë.



