Merkato

Bayern-Tottenham merkato në Itali, tentohet titullari i Interit

Denzel Dumfries zbarkoi tek Interi verën e kaluar për të zëvendësuar Achraf Hakimin. Anësori i djathtë holandez u kushtoi 13.7 milionë euro kampionëve të Italisë.

26-vjeçari numëron 4 gola dhe 7 asiste në sezonin e parë si interist, duke ia dalë të fitojë një fanellë titullari në skuadrën e Simone Inzaghit. Paraqitjet pozitive kanë tërhequr vëmendjen e Bayern Munchen dhe Tottenham.

Rekordmenët e futbollit gjerman po përgatisin një ofertë për Interin, teksa edhe Antonio Conte e do Dumfries në Londër tek ekipi i tij.

Drejtuesit e klubit italian janë të detyruar të shesin sërish ndonjë titullar në merkaton e verës dhe Dumfries mund të jetë një nga të sakrifikuarit.

Gjithmonë nëse vjen ndonjë ofertë prej 35-40 milionë eurosh. Zëvendësuesi? Mediet italiane raportojnë se për momentin pëlqehen 21-vjeçari Stephane Singo (Torino) dhe Emerson Royal (Tottenham).

MILAN, ITALY – AUGUST 21: Head coach of FC Internazionale Simone Inzaghi and Denzel Dumfries react at the end of the Serie A match between FC Internazionale v Genoa CFC at Stadio Giuseppe Meazza on August 21, 2021 in Milan, Italy. (Photo by Mattia Ozbot – Inter/Inter via Getty Images)

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency