Premier League

“Maguire i denjë përpara teje”, tifozët e Chelsea në revoltë ndaj mbrojtësit “tradhtar”

Pas Franck Kessie Barcelona ka arritur të sigurojë një tjetër përforcim me parametra zero për sezonin e ardhshëm. Ai është Andreas Christensen, qendërmbrojtësi danez i Chelsea.

26-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me “Blutë e Londrës”, teksa agjenti i tij ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Barcelonës. Lajmi ka zemëruar tifozët londinezë.

Këta të fundit kanë shpërthyer në komente kundrejt lojtarit danez në rrjetet sociale. “Ik menjëherë në Barcelonë”, shkruan një tifoz, ndërsa një tjetër nuk e kursen ironinë, duke e cilësuar më të dobët se Harry Maguire.

Po e bën Maguire të duket i denjë”, ndërsa ka edhe komente të tipit: “Shpresoj të mos e shoh më kurrë Christensen me fanellën e Chelsea”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency