Featured

Kukësi-Laçi, festë e rivalitet në përurimin stadiumit të ri

Kukësi do të kërkojë jo vetëm që ta nisë me këmbën e mbarë ndeshjen e parë në shtëpinë e re, por dhe të thyejë tersin ndaj një kundërshtari që këtë edicion nuk ka arritur që ta mundë në asnjë nga tri takimet që ka zhvilluar këtë edicion. Një përballje e drejtpërdrejtë për Evropën mes dy skuadrave që ndodhen menjëherë pas Tiranës në renditjen e përgjithshme.

Një përballje e tillë është konsideruar dhe si derbi i veriut, për shkak të pozicionit gjeografik, por dhe për rivalitetin që kanë pasur në vitet e fundit. Aktualisht bardhezinjtë ndodhen 5 pikë mbi Kukësin, ndërsa në tri përballjet e luajtura ka marrë 7 pikë. Sa i takon ecurisë në javët e fundit, Kukësi ka marrë 1 pikë më shumë se Laçi në pesë përballjet e fundit të luajtura në Abissnet Superiore, megjithatë kjo ndeshje tashmë ka një rëndësi të veçantë me të dy ekipet që tani do të duelojnë për vendin e dytë të renditjes.

Kukësi duhet të vijojë të bëjë pa portierin Tafas, ndërsa edhe Bruno Lulaj nuk është i gatshëm për këtë përballje pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Kurbinasit, në anën tjetër, vijnë me moralin lart, teksa u kthyenr te fitorja në takimin me Dinamon e synojnë që të kenë vazhdimësinë edhe në këtë transfertë, për të konsoliduar pozitat e tyre në vendin e dytë e në anën tjetër do të hidhnin një hap të sigurt drejt sigurimit të zonës evropiane.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency