Kategoria Superiore

Shembulli i Mevlan Adilit, gëzim dhe shpresë për tifozët e vegjël kuqeblu

Mevlan Adili jo vetëm futbollist profesionist, por edhe një njeri për t’u marrë shembull. Qendërmbrojtësi i lindur në Shkup vizitoi këtë të premte Shtëpinë e Fëmijës Shkollor në Shkodër, duke u dhuruar momente gëzimi dhe kënaqësie banorëve të vegjël me dhuratat e veçanta që kishte përgatitur për ta.

Topa futbolli dhe jo vetëm dhe fanella të Vllaznisë, skuadrës së zemrës edhe për këta “ultras” të vegjël, shumë prej të cilëve duan që një ditë të shkelin në tapetin e gjelbër të “Loro Boriçit” si futbollistë profesionistë.

Kampion në fushën e blertë, kampion edhe në qytetari! Mevlan Adili, një shembull për t’u ndjekur.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency