U ndërpre shtatorin e kaluar, FIFA urdhër Brazilit dhe Argjentinës, cakton datën e ndeshjes “kualifikuese”
FIFA urdhëron Brazilin dhe Argjentinën që të riluajnë ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, e cila u ndërpre më 5 shtator të vitit të kaluar. Edhe pse nuk ka asnjë vlerë për renditjen përfundimtare, pasi Brazili u rendit i parë në Amerikën e Jugut me 45 pikë, gjashtë më shumë se Argjentina, pa harruar edhe faktin që tashmë është hedhur edhe shorti i finaleve të “Katar 2020”, qeveria e futbollit botëror ka njoftuar ose më saktë urdhëruar të dyja federatat se përballja do të luhet më 22 shtator.
Kujtojmë që takimi i shtatorit të vitit të kaluar u ndërpre vetëm pak minuta pasi kryesori kishte vërshëllyer për fillimin e saj për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve shëndetësore, që pretendonin se disa lojtarë të përfaqësueses bardhekaltër, ata që luanin në Premier League, kishin thyer protokollin anti-Covid.
Tashmë qeverisë braziliane të futbollit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të zyrtarizojë stadiumin ku do të zhvillohet kjo ndeshje, që vlen vetëm për statistika. Gjithsesi, Brazil-Argjentinë, edhe rastet kur është miqësore, tërheq vëmendjen në gjithë globin për shkak të rivalitetit historik.



