(VIDEO) Ndizet atmosfera në “Kukësi Arena”/ Tifozët futen në stadium, mbërrin edhe skuadra
Pas tre viteve larg shtëpisë, Kukësi rikthehet në qytetin e tij dhe ndeshjen e javës së 30-të në Abissnet Superiore e luan në impiantin më të ri në vend, “Kukës Arena”. Verilindorët presin Laçin ndërsa një festë e madhe është përgatitur nga drejtuesit e klubit para se të nisë ndeshja teksa është lajmëruar edhe pjesëmarrja e këngëtarit të famshëm, Gold AG.
Megjithatë, për të shmangur presionin dhe për të mos harruar se në fund, skuadra duhet ta fitojë ndeshjen në fushë ndaj Laçit, drejtuesit kanë menduar ta akomodojnë skuadrën në Prizren. Pikërisht, në qytetin e Kosovës, lojtarët e Kukësit kaluan natën ndërsa do të udhëtojnë për në qytetin e tyre vetëm pak minuta para se të fillojë ndeshja. Kështu, futbollistët mund të shmangin edhe presionin nga atmosfera, ndërsa iu duhet të ruajnë përqëndrimin.
Sakaq, para “Kukës Arena” kanë nisur të mbërrijnë edhe tifozët e parë me impiantin që pritet të jetë i tejmbushur. Biletat do të jenë falas, por tifozët do të pajisen me to pasi në këtë formë secili prej tyre do të mund të ulet në vendin e parashikuar në stadium për të mos shkaktuar rrëmujë në akomodim.
18:32 Mbërritja e skuadrës:


Tifozi i Kukësit imiton radiokronistët Ismet Bellova dhe i ndjeri Ymer Striniqi



