Premier League

VIDEO/ Pësë gola për të mbajtur kreun, City nuk fal në shtëpi. Newcastle fiton në transfertë

Manchester City fitoi me rezultatin e thellë 5-1 në shtëpi ndaj Watford teksa heroi për trajnerin Pep Guardiola ishte sulmuesi Gabriel Jesus që shënoi katër gola, ndërsa një goli iu gëzua edhe mesfushori Rodri. The Citizens e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer pasi kaluan në avantazh me sulmuesin brazilian që në minutën e katërt ndërsa në të 23-tën, Jesus realizoi sërish.

Kamara provoi të rihapte sfidën dhe t’i ndryshonte fatin ndeshjes, mirëpo sërish u goditën nga Rodri. Në fraksioni e dytë, Jesus i “dhuroi” goditjen finale miqve dhe në këtë formë, City mban vendin e parë me 80 pikë, katër më shumë se Liverpool por me të kuqtë që kanë një ndeshje më pak.

Nga ana tjetër, Watford është me një këmbë në Championship, teksa renditet e parafundit në klasifikim me 22 pikë. Një fitore të rëndësishme mori Newcastle në transfertë ndaj Norwich me rezultatin 0-3, ndërsa në ndeshjen tjetër, Leicester dhe Aston Villa e mbyllën sfidën në barazim pa gola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency