Kategoria Superiore

Longo: Fund i lumtur, jemi të tretët, duhet të jemi pozitivë

Zhgënjimi për mungesën e fitores në një ditë festive për tifozët e Kukësit dallohej në fytyrën e trajnerit Diego Longos, që gjithsesi në fund u shpreh i sigurt se do ta ruajë vendin e tretë.

“Nuk jam i lumtur, sepse donim fitoren për këta njerëz, për veten tonë, por Laçi është skuadër shumë e fortë. Fund i lumtur, sepse edhe Vllaznia – Partizani u mbyll barazim.”

Atmosfera e tifozëve: “Më në fund jemi në shtëpi dhe kjo është shumë e rëndësishme. Na ndihmuan shumë, nëse do të luanim që në fillim këtu, do të ishin në një situatë tjetër. U munduam në pjesën e parë, edhe më shumë bëmë të dytën, goditëm edhe shtyllën, por Laçi po luante me kundërsulme. Me Guindo dhe Adeleke, që janë shumë të shpejtë, nuk është e lehtë kundër kësaj skuadre.”

Pesë ndeshje pa fitore: “Vërtet kemi pesë ndeshje pa fitore, por dy ndeshjet e fundit ishin turp. Është turp ajo që na ndodhi kundër Kastriotit. Të shohim ndeshjen tjetër, do të kërkojmë tri pikët. Jemi të tretët, duhet të jemi pozitivë, do të luajmë në shtëpi.”

E ardhmja e Longos: “Në këtë moment jam i fokusuar në këtë situatë për gëzimin e këtyre njerëzve, që duan vendin e tretë. Dua të eci çdo minutë, çdo ditë, ky është prioriteti ynë. Pastaj do të shohim, nuk është e rëndësishme nëse do të jem unë apo dikush tjetër. Jam I bindur që do ta mbaj vendin e tretë.”

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency