Vetëm tre gola në javën e 30-të, skuadrat vendase nuk dinë të shënojnë
Java e 30-të në Abissnet Superiore dhuroi përballje të forta dhe vetëm tre gola. Asnjë nga ekipet vendase nuk fitoi, madje as nuk arriti të shënonte të paktën një gol.
Kjo javë i buzëqeshi Kastriotit, që mposhti sërish Tiranën kryesuese si në fazën e tretë. Suksesi i katërt radhazi për ekipin krutan, që ndodhet vetëm 3 pikë larg vendit të katërt.

Fitore jetike edhe për Teutën e Egnatian në transfertë, teksa Dinamo dhe Skënderbeun humbën shansin e fundit për të shpresuar në lidhje me qëndrimin mes më të mirëve.
“Finalja” e Europës mes Vllaznisë dhe Partizanit u mbyll me rrjeta të paprekura. I njëjti rezultat u regjistrua edhe në sfidën Kukësi-Laçi, me bardhezinjtë e Duros që forcuan pozitat si forcë e dytë e kampionatit.




