Premier League

“Nuk arrita dot ta bindja”, Tuchel konfirmon largimin e titullarit

Chelsea do të humbasë Antonio Rudiger si lojtar i lirë. Qendërmbrojtësi gjerman ka lajmëruar drejtuesit dhe trajnerin në lidhje me vendimin e tij për të mos rinovuar kontratën që i përfundon këtë verë.

Thomas Tuchel ka konfirmuar largimin e 29-vjeçarit në fund të sezonit, me këtë të fundit që flitet se ka arritur një akord me Real Madrid për katër sezonet e ardhshme.

Tony na informoi se dëshiron të largohet nga Chelsea, ma tha troç në një bisedë private që pata me të. Ne u përpoqëm në çdo mënyrë ta mbanim, por fatkeqësisht nuk mund të bënim shumë për shkak të situatës.

Pa sanksionet e vendosura ndaj klubit, të paktën do të kishim qenë në gjendje të mbaheshim dhe do përpiqeshim të luftonim për ta konfirmuar lojtarin, por i kemi duart e lidhura”, deklaroi trajneri gjerman.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency