Lajme shkurt/ Reali përgatit një rikthim në sulm, trajneri i ri i ndryshon mendjen Rashford
Real Madrid mendon të rikthejë në shtëpi Borja Mayoral, i cili më në fund ka gjetur veten te Getafe, pas aventurës jo të mire te Roma. 25-vjeçari ka një mesatare të shënimit gol çdo 95 minuta, çka ka tërhequr vëmendjen e madrilenëve, të cilët mendojnë ta rikthejnë futbollistin në “Bernabeu” sezonin e ardhshëm. Sipas medieve, nga Reali do të largohen Luka Jovic e Mariano Diaz, kështu që Mayoral shikohet si një potencial për sulmin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ku do të jetë një alternative më shumë për Ancelottin.

Sulmuesi i Lille, Jonathan David gjatë një interviste sqaroi momentin jo të mire që po kalon, pasi ka rreth një muaj e gjysmë që nuk po arrin të gjejë rrjetën. 22-vjeçari deklaroi se ai punon shumë dhe është i përqendruar që në fushën e lojës të bëjë edhe gjërat më të vogla për të ndihmuar skuadrën. Ai sqaroi se mendon vetëm për ekipin e tij dhe se nuk është i shpërqendruar nga zërat e merkatos. David pohoi se ka ambicie të mëdha për të ardhmen dhe se dëshiron të përmirësohet dhe të japë më të mirën për Lille. Në fund ai theksoi se kur të mbarojë kampionati do të ulet të bisedojë me drejtuesit për të vendosur të ardhmen e tij.
Dukej se e ardhmja e Marcus Rashford po projektohej larg Manchester United, por duket se gjërat kanë ndryshuar, pasi futbollisti nuk dëshiron më të largohet. Sipas medieve, 24-vjeçari, i cili ishte me valixhe thuajse gati ka vendosur t’i japë edhe një shans vetës së tij në “Old Trafford”. Largimi i Ralf Rangnick në fund të sezonit dhe ardhja e Erik ten Hag duke se kane ndryshuar edhe vendimin e sulmuesit, i cili nuk dëshiron më të largohet nga skuadra. Rashford ka edhe një vit kontratë me “djajtë e kuq”, kohë që mund t’i mjaftojë për të bindur trajnerin e ri për t’i rinovuar kontratën që i përfundon në qershor të vitit 2023.



