Futboll

VIDEO/ Siguroi qëndrimin, ekipi i lojtarit shqiptar feston me makina në stadium

Potenza është një klub i krijuar vetëm 10 vite më parë. Skuadra ku luan edhe shqiptari Federico Zenuni, siguroi ditën e diel qëndrimin në Serie C pas barazimit 1-1 në fushën e Campobasso.

Ky rezultat evitoi rënien një kategori më poshtë dy javë përpara fundit të sezonit, teksa lojtarët e Potenzas zgjodhën një mënyrë ndryshe për të festuar objektivin minimal.

Disa lojtarë të skuadrës kuqeblu hynë në stadiumin komunal Viviani me makinat e tyre, duke festuar në mënyrë të pazakonte, veprim që ka marrë kritika të shumta.

“Ishte një moment i tepruar feste për shkak se nuk e prisnim, ndikuan edhe disa gota që kishim kthyer. Ndoshta e ekzagjeruam disi, kështu që kërkojmë falje”, deklaroi trajneri i Potenzas.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency