La Liga

Çfarë po ndodh? Shtyhen bisedimet për rinovimin e Gavit me Barçën

Bisedimet për rinovimin e kontratës mes Barcelonës dhe talentit 17-vjeçar Pablo Paez Gavira, Gavi-t, nuk janë mbyllur ende. Klubi katalanas tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesin e lojtarit, Ivan de la Pena, për të vazhduar më tej bisedimet për kontratën e re të mesfushorit.

Takimi mes palëve nuk do të zhvillohet as këtë javë për shkak të axhendës së agjentit, i cili nga mediet spanjolle raportohet se ka angazhime personale në Itali. Për këtë arsye takimi është lënë për javën e ardhshme pas ndeshjes me Mallorcan.

Pavarësisht shtyrje së rinovimit për shkaqet e sipërpërmendura, nga të dyja palët ka qetësi, pasi mesfushori, veçanërisht i vlerësuar, ka treguar besnikërinë e tij ndaj klubit “blaugrana” dhe dëshiron që të bëjë karrierë si lojtar i Barçës.

17-vjeçari nuk dëshiron të dëgjojë oferta të tjera, pavarësisht interesimit të lartë të treguar nga Bayern Munich, pasi për Gavin prioritet gjithmonë ka Barcelona.

Spanjolli është kthyer në një emër shumë të rëndësishëm për klubin katalanas, pasi në 29 ndeshje të luajtura në La Liga ka shënuar dy gola dhe ka dhënë gjashtë asiste, ndaj dhe vetë Barça dëshiron që ta ketë pjesë të ekipit talentin dhe ta shikojë teksa rritet, duke u bërë një nga emrat më të mëdhenj në të ardhmen e futbollit botëror.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency