Futboll

Largimi i Ruiz? Pjesë e listës së Napolit për zëvendësuesin, edhe mesfushori i Kombëtares

Merkato e verës po afron dhe vëmendja kryesore e Napolit është te mesfusha. Mediet italiane raportojnë se ndër emrat që po ndiqen nga klubi i Napolit janë Antonin Barak i Hellas Verona, autor I 10 golave dhe 4 asistimeve këtë sezon në 27 paraqitje.

Krahas ishit të Udineses, me vëmendje po ndiqen edhe Traore i Sassuolos dhe Asllani i Empolit. Shqiptar po kalon një sezon shumë të mirë, ndërsa pak kohë më parë u përfol edhe për një kalim të mundshëm te Milan.

Megjithatë afrimi i një lojtari nga Napoli do të varet nga Fabian Ruiz, kontrata e të cilit me Napolin përfundon në 2023-shin. Klubi do të hidhej në merkato për të afruar një nga mesfushorët e sipërpërmendur, përfshirë këtu edhe 20-vjeçarin e kombëtares shqiptare, vetëm në rast se spanjolli do të zgjidhte largimin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency