Champions League

Më i miri i ndeshjes, Bernardo Silva: Sa keq që s’e “vramë” Realin, tifozët të ndihen krenar

Manchester City dhe Real Madrid dhuruan spektakël në gjysmëfinalen e parë të Champions League. 4-3 fituan kampionët në fuqi të Anglisë në një ndeshje të çmendur dhe plot emocione.

Beteja e radhës do të zhvillohet më 4 maj në “Santiago Bernabeu”. Bernardo Silva, i cili realizoi golin e katërt më ekipin e Pep Guardiolës, u zgjodh më i miri i përballjes së luajtur në ishull.

27-vjeçari vlerësoi triumfin dhe lojën e shokëve të tij, por ndjen keqardhje për rastet e shumta të humbura, që nëse do të ishin kthyer në gola do t’i dhuronin Cityt më shumë qetësi për sfidën e kthimit.

Në 20 minutat e para ishim fantastikë sa i përket kontrollit të ndeshjes dhe dominimit që po bënim. Gjatë ndeshjes u krijua ndjesia sikur do të fitonim më thellë, por humbëm disa raste.

Nuk ia dolëm të përfitonim nga fakti që u gjendëm disa herë në avantazh të dyfishtë, por kjo është Champions League. Mos të harrojmë që përballë kishim një nga ekipet më të forta në botë.

Ishin vetëm 90 minutat e para, fituam ne, por na presin 90 minuta edhe më të vështira. Zhvilluam një ndeshje të mrekullueshme, kështu që tifozët duhet të jenë krenar për ne”, theksoi Bernardo Silva.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency