Kosovë

Prishtina kalon me sukses transfertën ndaj Gjilanit, Drenica fitore për mbijetesën

Prishtina koleksionoi tre pikë të plota në transfertën ndaj Gjilanit teksa skuadra kryeqytetase kaloi me sukses një provë të vështirë duke fituar me rezultatin 1-2. Prishtina e nisi sfidën në disavantazh duke qenë se u ndëshkua në minutën e 33-të nga ana e Dabiqajt, megjithatë brenda pjesës së parë kryeqytetasit gjetën barazimin me anë të Besnik Krasniqit që realizoi në të 44-tën minutë.

Në fraksionin e dytë, goli vendimtar erdhi në minutën e 80-të me anë të Mankendës ndërsa pas këtij suksesi, Prishtina renditet në vendin e pestë me 41 pikë. Nga ana tjetër, Gjilani mban vendin e tretë me 55 pikë.

Ndërkaq, Drenica fitoi tre pikë të arta në garën për mbijetesë teksa mposhti me rezultatin 3-1 Ulpianin dhe tashmë shkëputet me dy pikë nga zona e ftohtë dhe mban vendin e shtatë me 37 pikë, ndërsa Ulpiani është e nënta me 24 pikë. Sakaq, Dukagjini mposhti me rezultatin 4-0 Feronikelin që tashmë ka prerë biletën për një kategori më poshtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency