Jo vetëm Interi, shtohen pretendentët për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë
Sebastian Haller është një nga objektivat e Interit për merakton e verës, megjithatë rruga për të firmosur me sulmuesin e Ajaxit, është komplikuar ndjeshëm për zikaltrit, pasi pretendentët për të janë shtuar ndjeshëm.
Së fundi 27-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka përfunduar në radarët e Manchester United dhe Bayern Munich, të cilat janë gati të kënaqin pretendimet e holandezëve të Ajax dhe të firmosin me futbollistin që ka shënuar 31 gola në 46 ndeshje me klubin nga Amsterdami.
“Djajtë e kuq” kanë firmosur me trajnerin e Ajax, Eric Ten Haag, i cili do ta dëshironte Haller me vete në “Old Trafford”, ndërsa Bayerni i Mynihut duket se e ka kuptuar që Lewandowski do të largohet dhe po kërkon një zëvendësues për të.
Ajaxi e vlerëson 35 milionë euro kartonin e Haller, por përfshirja në garë e tre emrave të mëdhenj të futbollit europian, pritet ta rritë edhe më shumë çmimin, ndaj holandezët “fërkojnë duart” dhe shijojnë ecurinë e ankandit.



