Conference League

Mourinho kërkon finalen e Tiranës: Leicester nuk është për këtë nivel, 20 vite me të njëjtin mendim

Jose Mourinho është në kërkim të finales së parë me Romën, atë që mund ta sjellë në Tiranë më datë 25 maj për të diskutuar trofeun e Conference League. Të enjten, portugezin e pret ndeshja gjysmëfinale ndaj Leicester në transfertë ndërsa në konferencë për shtyp, luzitani theksoi se anglezët ndoshta nuk janë për skuadër për nivelin e Conference League por për atë të Europa League.

“Objektivi për nesër është të fitojmë ndeshjen, tani jemi në një moment kyç të sezonit dhe përballë kemi një kundërshtar i cili nuk është për Conference League, por për Europa League. Nuk është kompeticioni i tyre, por ky është kompeticioni ynë. Favoritë në gjysmëfinale? Kam arritur shumë herë në gjysmëfinale dhe kam qenë i mendimit se janë katër skuadra me 50% mundësi për të arritur në finale dhe po ashtu janë katër skuadra me nga 25% secila për të fituar turneun.

20 vite më mbrapa, jam sërish i të njëjtit mendim. Nuk më intereson nëse jemi ne apo ata më të fortë, kjo skuadër më pëlqen për rrugëtimin e saj. Më duhet ta pranoj se në karrierën time të gjatë, kjo është një sfidë unike”, u shpreh Mourinho.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency