Itali

Gjeorgjiani Kvaratskhelia zëvendëson Insignen, presidenti i Napolit i ndryshon emrin

Lorenzo Insinge, po luan sezonin e fundit me Napolin teksa në verë do të largohet për një aventurë jashtë Europës teksa do të transferohet në Kanada, ku ka firmosur për një kontratë faraonike me klubin e Torontos. Në këtë formë, në klubin italian kanë marrë masat për të zëvendësuar anësorin, teksa së fundmi, të kaltrit kanë zyrtarizuar marrëveshjen me një talent shumë premtues nga Gjeorgjia, por me emrin paksa të vështirë.

Khvicha Kvaratskhelia është 21-vjeçari me shumë pritshmëri i përzgjedhur nga Napoli, i cili ashtu si Insigne ka të njëjtat karakteristika me italianin dhe i pëlqen të luaj në krah për të depërtuar më pas në qendër. Kvaratskhelia, (presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka vendosur ta thërrasë “Zizi” për shkak se ka të vështirë t’ia thotë saktë emrin gjeorgjianit) ka qenë në listën e shumë klubeve të mëdha europiane si Ajax, Juventus, Borussia Dortmund apo Milan.

21-vjeçari është rritur në klubin e famshëm, Dinamo Tbilisi ndërsa aktualisht luan me Dinamo Batumi me të cilën në 18 paraqitje ka realizuar tre gola. Më parë, Kvaratskhelia, ka qenë në huazim edhe në Rusi në klube si Lokomotiv Moscoë apo Rubin Kazan.

Megjithatë, lufta e nisur nga Rusia në dëm të Ukrainës bëri të mundur që futbollisti i talentuar të përfundonte para kohe marrëveshjen me Rubin Kazan dhe të rikthehej sërish në vendlindje. Kvaratskhelia është lojtari i parë i lindur në shekullin e 21-të që debuton në elitën e futbollit rus ndërsa në moshën 18-vjeçare debutoi për kombëtaren e Gjeorgjisë. Tashmë, nga sezoni i ardhshëm, 21-vjeçari do të kërkojë të shkëlqejë në Itali me fanellën e Napolit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency