Modric madrilen i përjetshëm, në Spanjë japin lajmin e rëndësishëm për “Los Blancos”
Është lajmi më i mirë që tifozët e Realit të Madridit mund të merrnin tani, kur skuadra po përgatitet për të ngritur trofenë e kampionit të Spanjës dhe për të arritur një përmbysje historike ndaj Manchester City-t në Champions League.
Luka Modric, 36 vjeç, tashmë ka rënë dakord me klubin për të rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2023. Përveç kësaj, pas takimit të zhvilluar së fundmi mes palëve, kroatit iu sigurua opsioni për të rinovuar edhe një vit më shumë, sigurisht nëse do të arrihen disa parametra sa i përket të performancës së kroatit.
Nëse Luka sezonin e ardhshëm do të ketë performancë sportive të ngjashme me atë të sezonit aktual (38 ndeshje, 3 gola, 9 asistime), do t’i rinovohet automatikisht kontrata, pra deri në vitin 2024.
Në marrëveshja është përcaktuar qartë se kur Modric “të varë këpucët në gozhdë” mund t’i bashkohet strukturës drejtuese të Realit në një pozicion që i përshtatet karakterit të tij.



