Serie A

Milan bën prapakthehu, liron tribunën për tifozët e Fiorentinës

Milani u jep fund polemikave në lidhje me biletat në dispozicion të tifozërisë së Fiorentinës, pasi ka vendosur të lirojë tribunën e rezervuar për fansat miq në “San Siro”.

Kuqezinjtë kishin nisur shitjen e lirë për përballjen e të dielës, duke “harruar” që 55 duhej t’i linin në dispozicion të tifozërisë së Fiorentinës , teksa nga kjo përfituan fansat e Milanit, që blenë të gjithë biletat.

Megjithatë klubi i Fiorentinës reagoi ashpër, duke bërë denoncim ndaj kuqezinjve për mosrespektim të rregullit, ndërsa edhe tifo-grupet e të dy ekipeve protestuan ashpër për këtë rast të paprecedentë.

Në këtë mënyrë drejtuesit e Milanit kanë anuluar të gjithë biletat e shitura në tribunën e rezervuar për tifozërinë mike dhe i ka vënë në dispozicion të Fiorentinës, për t’i shitur te fansat e saj.

Në këtë mënyrë klubi nga Firenze do të këtë rreth 4100 tifozët e saj në shkallët e “San Siro”-s për sfidën që do të luhet të dielën në orën 15:00 dhe ka mjaft rëndësi për rrugëtimin e kuqezinjve drejt titullit kampion.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency