Kategoria Superiore

Dajsinani: Agresiviteti bëri diferencën sot, si u ndjeva te pritja e Gjumsit

Mario Dajsinani ishte lojtari më i mirë i ndeshjes Laçi-Tirana (1-0). Saliou Guindo realizoi një eurogol, ndërsa “gardiani” ndihmoi bardhezinjtë me pritjet e tij.

23-vjeçari nga Kavaja foli për “Gol pas Goli” Supersport, aty ku u ndal te performanca pozitive ndaj bardhebluve dhe e ardhmja.

Mendoj se e vlerësuam ndeshjen maksimalisht dhe zbatuam detyrat e trajnerit. Ishim më agresivë se Tirana dhe arritëm te fitorja.

Pritja ndaj Gjumsit? U ndjeva mirë, sepse portieri është në portë për të ndihmuar ekipin. Më vjen mirë që ndihmova ekipin.

E ardhmja? Gjithmonë mund të ketë zëra, por jam i fokusuar tek ekipi i Laçit. Të bëjmë mirë, pastaj kismet“, deklaroi portieri i Laçit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency