Ligue 1

Barazon me PSG-në, Strasbourg i merr Nice-s vendin në Conference League

Një ndeshje e mbushur me gola deri në minutat e fundit ishte ajo e mbrëmjes së kësaj të premteje mes Strasbourg dhe kampionëve të Ligue 1, Paris Saint-Germain.

Takimi u mbyll me barazimin 3-3, me vendasit që zhbllokuan rezultatin në minutën e 3’ me Gameiron, teksa parizienët morën barazimin në minutën e 23’ me golin e Mbappe.  Pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa sfida pati dominimin më të madh të PSG-së.

Në minutën e 64’ Hakimi do t’i jepte avantazhin PSG-së, ndërsa katër minuta më pas Mbappe do të realizonte golin e tretë për ekipin e tij dhe të dytin personal. Megjithatë autogoli i Verratit në minutën e 75’ ktheu shpresën për “bardheblutë”. Ndërsa do të duhej minuta e 90+1 që vendasit të merrnin barazimin e raundit të 35-të të Ligue 1, me Caci-n.

Pas këtij takimi Paris Saint-Germain shkon në kuotën e 79-të pikëve, teksa Strasbourg grumbullon 57 pikë dhe i merr Nice-s vendin e pestë, që është edhe pozicioni që në Ligue 1 siguron biletën për në Conference League, por të dyja ekipet si Strasbourg dhe Nice kanë pikë të barabarta, me këta të fundit që numërojnë një ndeshje më pak.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency