Futboll

Sheikët e Man. City-t mbërrijnë edhe në Itali, blejnë aksionet e klubit të njohur

Shoqëria “City Football Group”, që zotëron disa klube futbolli, mes të cilëve edhe gjigantët anglezë të Manchester City-t, është shumë pranë shtrirjes së saj edhe në Itali.

Grupi i zotëruar nga sheiku Mansour është vetëm një hap blerjes së 80% të aksioneve të klubit të Palermos, që militon në Serinë C italiane, apo kategorinë e tretë.

Mediat italiane zbulojnë se marrëveshja është arritur për një shifër prej rreth 10 milionë eurosh dhe pritet të hyjë në fuqi vetëm në fund të këtij sezoni, pavarësisht nëse Palermo do t’ia dalë të ngjitet në Serinë B apo jo.

Ky është një lajm mjaft i mirë për klubin e Palermos, që shquhet për tifozërinë e zjarrtë dhe tani me një grup të fuqishëm në krye, mund të rikthehet shpejt në elitën e futbollit italian e jo vetëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency