Sali zbulon sekretin e penalltisë së pritur: Ja si e kuptova krahun e goditjes
Për lojtarin e ndeshjes Kastrioti-Egnatia, portierin Edmir Sali, fitorja ndaj rrogozhinasve ishte shumë e rëndësishme për ta, ndërsa falenderoi ekipin për punën e bërë.
Duke folur për emisionin “Gol pas Goli” ai theksoi se Krasniqi i kishte goditur një penallti, por këtë herë e studioi mirë dhe e ndali.
Pritja e penalltisë, e para në këtë sezon, sa ndikoi ky sukses? “Ky sukses ishte tepër i rëndësishëm për ne, ishte fitore karakteri, dua ta falenderoj gjithë ekipin për punën e bërë.”
A ishte e vështirë ta studioje Krasniqin përpara se të prisnit penalltinë? “Falenderimet i takojnë zotit në radhë të parë, Krasniqi më ka goditur dhe një penallti tjetër që për pak e kam pritur dhe këtë e pash se ku do godiste dhe ia dola ta ndaloja.”
Ku do jeni sezonin e ardhshëm? “Këtë se di ende, por e kam mendjen te ndeshja e radhës, tani nuk kam asnjë ofertë, por jam i fokusuar vetëm te ndeshja e radhës.”
Ka ndonjë dedikim për këtë fitore? “Këtë fitore ia dedikoj të gjithë çunave të ekipit, pasi jemi shumë të afërt si një familje dhe këtë fitore ia dedikoj ekipit tim.”



