Premier League

VIDEO/ Fitore e madhe, Everton thyen Chelsea. Festojnë Tottenham dhe Conte

Tottenham rikthehet te fitorja, ndërsa Evertoni i Lampard siguroi tre pikë jetik ndaj Chelsea. Skuadra e Antonio Conte mposhti 3-1 Leicester City, ndeshje ku shkëlqeu Son Heung-Min.

Lojtari aziatik dhuroi asistin për Harry Kane, me kapitenin që me kokë kaloi vendasit në avantazh në mesin e pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë realizoi dy gola, me të dytin që ishte fantastik.

“Dhelprat” realizuan golin e nderit në minutat shtesë të takimit me anë të Kelechi Iheanacho, i cili shënoi një gol të bukur. Suksesi i sotëm ka ngjitur “Gjelat” përkohësisht në vend të tretë me 61 pikë.

Djemtë e Contes numërojnë një më shumë se Arsenali që sfidon West Ham në transfertë. Një gol i Richarlison i mjaftoi Evertonit për të fituar 1-0 ndaj Chelsea.

Braziliani përfitoi nga një pasiguri në mbrojtjen mike në minutën e 47-të, dhe dërgoi topin në rrjetë. Skuadra nga Liverpuli rezistoi në minutat e mbetura edhe falë një super Pickford, dhe siguroi tre pikë fantastike për objektivin mbijetesë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency