Inter triumfon në Friuli dhe mban të hapur garën për titull
Inter vijon të mbajë nën presion Milani-n në garën për titullin e sezonit 2012-2022 të Seria A. “Zikaltërit” kanë fituar me rezultatin 1-2 në transfertë ndaj Udineses, në një sfidë shumë të vështirë dhe të luftuar.
Golin e parë e shënoi ekipi i Inzaghi-t, me Perisic që zhbllokoi rezultatin në minutën e 12’, më pas Lautaro Martinez humbi një penallti në minutën e 39’, por brenda sekondave e rekuperoi gabimin e tij dhe shënoi golin e dytë për Interin, duke bërë që ky fraksion të mbyllej me rezultatin 0-2.
Udinese kërkoi rrugën drejt rrjetës dhe ia doli ta gjente vetëm në minutën e 72’ me Pussetto, por nuk mundi që të dilte me një pikë nga kjo përballje.
Pas raundit të 35-të të Seria A Inter renditet në vend të dytë me 75 pikë, 2 më pak se Milan-i kryesues, teksa Udinese qëndron në vend të 12-të me 43 pikë.



