Futboll

Afrimi i Lewandowskit? Reagon drejtori sportiv i Barcelonës

Këtë verë, Barcelona dëshiron të sigurojë shërbimet e Robert Lewandowskit. Megjithatë, klubi katalanas deri më tani nuk kishte bërë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me këtë çështje.

Për sezonin e ardhshëm, Barcelona dëshiron të ketë në radhët e saj një yll të ri që mund të bëhet pjesë e projektit Blaugrana dhe ta çojë skuadrën në majat e futbollit evropian. Në lidhje me këtë çështje mediet spanjolle kanë raportuar së fundmi se Joan Laporta ka komunikuar me sulmuesin e Bayern Munich.

Për këtë arsye, drejtori sportiv i Barçës, Mateu Alemany donte të zbulonte të vërtetën për ecurinë e katalanasve në lidhje me afrimin e polakut.

“Ai nuk ka pasur një takim me agjentin e Lewandowskit. As mua nuk më pëlqen të flas për negociata, është një gjë private. Ne nuk na pëlqen të flasim për lojtarë që janë nën kontratë me klube të tjera”, tha drejtori sportiv i Barcelonës për “Movistar+”.

E ardhmja e Robert Lewandowski mbetet mjaft e pasigurt, ndërsa do duhet të pritet merkato e verës për të konfirmuar se ku do jetë sezonin e ardhshëm polaku.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency