Spanjë

Presin përfundimin e Seria A dhe Premier League, ja cilët do jenë dy nënshkrimet e para të Barçës

Andreas Christensen, qendërmbrojtësi 25-vjeçar i Chelsea-t dhe Franck Kessie, mesfushori, po 25 vjeç, që luan me Milan do të jenë të dy të lirë në fund të sezonit dhe njëkohësisht do jenë nënshkrimet e para të Barcelonës për sezonin 2022-2023. Marrëveshja me lojtarët do të mbyllet në javët në vazhdim, me Kessie që do të firmosë për katër sezone, teksa Christensen për pesë.

Megjithatë, dy lojtarët duket se kanë pasur ecuri të ndryshme në skuadrat respektive, ndërsa tani që jemi në fund të edicioneve, Kessie ka mbajtur rol titullar te “kuqezinjtë” e Italisë, duke luajtur edhe në rolin e kapitenit, teksa Christensen në një pjesë të madhe të takimeve ka qëndruar në stol, teksa në tre takimet e fundit kundër Manchester United, West Ham dhe Everton nuk është grumbulluar fare nga Tuchel.

Në pesë ndeshjet e fundit të Milan, katër në Seria A dhe një në Kupën e Italisë, Kessie ka qenë titullar kundër Torinos, Genoas, Interit, Lazio dhe Fiorentinës dhe vetëm në këtë të fundit u zëvendësua. Mesfushori është një shtyllë kryesore e ekipit që synon të jetë kampion i Seria A.

Në ndryshim nga lojtari nga Bregu i Fildishtë, Christensen në shtatë ndeshjet e fundit, pesë në Premier League dhe dy në Champions League, ka luajtur dy si titullar kundër Real Madrid dhe Arsenalit dhe në te dyja takimet është zëvendësuar që pjesën e parë. Ndërsa nuk luajti në ndeshjen e kthimit ndaj “Los Blancos”, si dhe nuk është thirrur nga Tuchel në tre përballjet e fundit të Chelsea-t në Premier League.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency