Futboll

Mesfushori që u bë i njohur në Itali mbyll karrierën, bota e futbollit humbet një “profet”

Në këtë muaj do të festojë datëlindjen e 37-të, por do ta bëjë duke mbajtur statusin e ish-futbollistit. Fjala është për Hernanes, me brazilianin që është bërë i famshëm në elitën e futbollit italian, ku fillimisht është aktivizuar me Lazion e më pas u bë pjesë e Inter dhe Juventus me këta të fundit që ka festuar një titull kampion dhe një Kupë Italie.

 

 

Hernanes e ka nisur karrierën e tij në vendlindje me skuadrën e Sao Paolos ndërsa eksperiencën e fundit e kishte me Sport Recife. Prej disa muajsh Hernanes ishte një lojtar i lirë pasi nuk kishte kontratë me asnjë klub.

Në këtë formë, vendimi për t’u tërhequr nga futbolli ishte i pritshëm por tashmë ka marrë formë zyrtare, ndërsa vetë Hernanes i njohur ndryshe me nofkën “profeti”, thekson se është i lindur për të bërë edhe shumë gjëra të tjera jashtë botës së futbollit.

“Ka ardhur momenti që të mbyllë karrierën time si futbollist, por jam i lindur për të bërë shumë gjëra të tjera dhe për të qenë “profeti”. Trajner? E kam menduar si opsion edhe më parë nuk e mendoja veten në një situatë të tillë, por mund të jetë një alternativë. Mendoj të bëj një kurs, të përgatitem.

Por nuk është se dua me patjetër apo se e kam në zemër të bëhem trajner. Unë dhe vëllai im kemi krijuar një shoqëri për të menaxhuar futbollistët, jemi në fillime dhe është një nga aktivitetet që kemi. Është diçka që më ndihmon edhe të jem në botën e futbollit”, u shpreh Hernanes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency