Serie A

Cassano: Allegri po “djeg” edhe Vlahoviçin, nuk e justifikon pagën 10-milionëshe

Antonio Cassano nuk rezervohet aspak për të thënë mendimin e tij, aq më tepër kur bëhet fjalë për Massimiliano Allegri, të cilin e ka kritikuar jo pak, duke kërkuar edhe largimin nga Juventusi.

Së fundi ish sulmuesi i njohur akuzoi Allegrin se po shkatërron edhe një sulmues të fortë si Vlahovic, teksa nuk ngurroi të arsyetojë edhe me shifra mendimin e tij.

“Pikërisht se merr 10 milionë euro sezon dhe nuk po i justifikon, Allegri duhet larguar. Shikoni Vlahovic, që prej tre ndeshjesh nuk ka bërë një goditje në portë. Mendoni se nuk ka faj Allegri? Atëherë po ju kujtoj se në 4 muaj te Fiorentina, Vlahoviç ka shënuar 17 gola, ndërsa në 4 muaj te Juve, vetëm 6 gola. Më vjen keq për të, se po i shuhet edhe entuziazmi”, deklaroi Cassano.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency