Featured

E ardhmja e Dybalës, vjehrri “hyn mik” për ta transferuar te skuadra e zemrës

Paulo Dybala do të jetë shumë shpejt një lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata me Juventusin dhe shume klube janë vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e argjentinasit.

Së fundi në këtë çështje është përfshirë ëdhe vjehrri i tij, i cili është një tifoz i flaktë i River Plate dhe e ka telefonuar shpesh dhëndrin për t’u bashkuar me “Los Millionarios”.

Këtë e zbulon bashkëshortja e Dybalës, Oriana Sabatini, e cila tregon se të dy flasin çdo javë, por pranon se nuk e di mendimin e Paulos për këtë çështje.

“Babai im është tifoz me Riverin dhe e telefonon Paulon çdo jave për t’i mbushur mendjen të transferohet atje. Të them të drejtën nuk e di përgjigjen e Paulos dhe as pozicionin e tij në rivalitetin mes Bocës dhe Riverit”, tha Oriana.

Sulmuesi argjentinas kërkohet nga klube të shumta angleze e spanjolle, si dhe Interi në Itali, pasi bëhet fjlalë për një “top player” me parametra zero.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency