Serie A

Kartonët mund të vendosin garën për titull, Pioli “kryqëzon gishtat” për tre mbrojtës

Milani dhe Interi janë futur në sprintin final të sezonit, me 270 minutat e ardhshme që do të vendosin fituesin e titullit kampion, në një garë ku kuqezinjtë kanë avantazhin e dy pikëve dhe një bilanc më të mirë në përballjet direkte.

Praktikisht Milanit i duhen vetëm 7 pikë në tre ndeshjet e ardhshme, ku kalendari do ta vendosë përballë Veronës e Sassuolos në transfertë dhe Atalantës në “San Siro”, ndërsa Interi duhet t’i fitojë të tre sfidat për të shpresur nga hapat fals të kuqezinjve.

Në letër kalendari i skuadrës së Piolit është më i vështirë, ndërsa trajneri duhet të bëjë llogaritë edhe me kartonët, pasi thuajse të gjithë qendërmbrojtësve që ka në dispozicion, u duhet vetëm një karton i verdhë për t’u pezulluar një javë.

Të paralajmëruar janë Tomori, Kalulu e Romagnoli, si dhe fantazisti Brahim Diaz, ndërsa te Interi janë tre të tillë, mesfushori Vidal dhe Perisic e Bastoni, të cilët pezullohen me kartonin e verdhë të radhës.

Mbrojtja ka qenë pika e fortë e Stefano Piolit këtë sezon dhe tekniku i kuqezinjve e di mirë këtë , ndaj shpreson që futbollistët e këtij reparti të mos ndëshkohen me karton të verdhë, të paktën jo përpara ndeshjes me Sassuolon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency