Salah: Kam realizuar gjysmën e objektivit, ja cilën skuadër dua në finale
Liverpool ia del të shkoje në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të tretë në 4 vitet e fundit dhe Mohamed Salah nuk e fsheh kënaqësinë, teksa nuk ngurron të shprehë preferenca edhe për skuadrën që dëshiron përballë në Paris.
“Është një arritje e jashtëzakonshme, pasi kam 5 sezone te Liverpool dhe vijmë për herë të tretë në finalen e Championsit. Do të preferoja një përballje me Realin, pasi Man. City është vërtetë shumë i fortë”, deklaroi Salah.
Me 30 gola dhe 15 asiste, Mohamed Salah është padyshim protagonist i Liverpoolit, teksa pas transfertës ndaj Villareal, zbulon se ka realizuar përgjysmë objektivin e tij.
“Në fillim të sezonit doja të shënoja 40 gola dhe të jepja 15 asiste. Kam realizuar njërin objektiv dhe tani do të përqendrohem te golat. Sa u përket katër trofeve sezonalë, në fillim nuk e kemi menduar, por tani na josh ideja që t’i fitojmë”, tha egjiptiani.



