Premier League

“Mendoj se është qendërmbrojtësi më i mirë në histori”, legjenda e Liverpool e krahason me Maldinin

Në vitin 2018, Virgil Van Dijk u transferua te Liverpool nga Southampton dhe prej atij momenti karriera e holandezit ka ardhur në rritje. Mbrojtësi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në epokën Jurgen Klopp, teksa ka ndihmuar gjermanin të fitojë në Europë dhe kampionat. Dëmtimi i pësuar sezonin e kaluar trembi jo pak, pasi bëhej fjalë për ligamentin e gjurit.

Mirëpo, 32-vjeçari e ka hedhur pas krahëve atë moment të vështirë dhe është rikthyer te performancat e jashtëzakonshme duke garantuar sigurinë në mbrojtjen e The Reds. Së fundmi, legjenda e Liverpool, Michael Owen ka theksuar se sipas mendimit të tij, Van Dijk është qendërmbrojtësi më i mirë në histori.

“Për mendimin tim, Van Dijk është qendërmbrojtësi më i mirë në historinë e futbollit. Këtë mendim e mbështes te fakti se holandezi shënon shpeshherë gola. Unë e kam pranuar se Rio Ferdinand ka qenë mbrojtësi më i mirë me të cilin kam luajtur, por si një sulmues që kam qenë, atëherë mendoj se çfarë mund të bësh kundër Van Dijk.

Është më i gjatë se gjithë të tjerët, më i shpejtë dhe më i fortë. Është brilant me topin, shënon gola dhe unë pyes se çfarë duhet më shumë? Nuk kam parë diçka të tillë në të kaluarën. I vetmi fakt në këtë moment kundër Van Dijk është se deri tani ka fituar vetëm një Champions League dhe një Premier League. Kur vjen puna te mbrojtësit, njerëzve iu shkon mendja te Paolo Maldini, Franco Baresi apo Rio Ferdinand dhe të gjithë këta emra kanë fituar shumë, në këtë pikë Van Dijk “çalon”, u shpreh Owen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency