Kategoria Superiore

Ndizet atmosfera e derbit, Guerrilsat “thumbojnë” tifozët kundërshtarë dhe klubin e Partizanit

Të shtunën rikthehet derbi Partizani-Tirana, i katërti për sezon mes dy ekipeve kryeqytetase. Sfida e së shtunës (18:45) do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, zgjedhje që nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e kuq.

Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare, Ultras Guerrils, tifogrupi që mbështet Partizanin, ka reaguar ashpër ndaj drejtuesve të klubit, teksa nuk mungojnë kunjat ndaj rivalëve të përjetshëm.

Siç e dini dhe tashmë është zyrtare derbi Partizani-Tirana luhet në Elbasan në orën 18:45, bileta kushton 500 lekë. Arsyet për këtë vendim i di vetëm ish’ basketbollisti që drejton ekip futbolli.

Nga ana tjetër kundërshtarët që kemi përballë janë shumë të bukur dhe tërheqës, por që si zakonisht hajnë shumë M*T…

Së shpejti publikojmë detajet e organizimit, ftojmë të gjithë tifozerinë e kuqe të na bashkohet! UG si askush, askush si UG!”, lexohet në postimin e ultrasve të kuq.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency