VIDEO/ Ranieri “vjedh skenën” në “Olimpico”, tifozët i dhurojnë një përshëndetje të zjarrtë
Claudio Ranieri ishte personazhi special bë shkallët e “Olimpicos” gjatë ndeshjes Roma-Leicester, pasi ka një të kaluar të rëndësishme si futbollist e dy herë si trajner i verdhekuqve, por në të njëjtën kohë ka drejtuar “dhelprat” në triumfin në Premier League gjatë sezonit 2015-2016.
Në fillimin e pjesës së dytë ishte pikërisht Ranieri ai që “vodhi” skenën, pasi kamerat e fokusuan në ekranin e madh të stadiumit dhe tifozët e të dy skuadrave shpërthyen bë brohorima e duartrokitje, në shenjë respekti ndaj kontributit të tij.
I menjëhershën edhe reagimi i vetë Ranierit, që u ngrit në këmbë dhe përshëndeti të dy krahët e tifozëve me.përzemërsi, për të zënë më pas sërish vendin e tij në tribunë.
Kujtojmë që para ndeshjes Ranieri pati deklaruar se bën tifo për skuadrën e tij të zemrës, Romën dhe se me Leicesterin ka pasur vetëm një lidhje profesionale.



