I shënoi Interit, Kristjan Asllani ndër më të vlerësuarit tek Empoli
Kristjan Asllani ndër më të mirët e Empolit në sfidën e humbur 4-2 me përmbysje ndaj Interit. Autor i golit të dytë të skuadrën toskane, pas mori një top të gjatë nga Fiamozzi pas shpinës së mbrojtjes zikaltër, mesfushori u vlerësua me notën 6.5. Vetëm portieri Vicario kishte notë më të lartë mes lojtarëve të Empolit. Asllani kishte për detyrë të markonte Brozovicin dhe loja e tij ishte vërtet për t’u vlerësuar, pavarësisht se Empoli nuk ia doli të merr pikë ndaj Interit. Me notën e Asllanit i vlerësuan edhe Pinamoni e Zuekowski.
Me notën 5.5 u vlerësua Nedim Bajrami, që luajti mes linjave, por pjesa e parë për të konsiderohet e dobët. U zëvendësua që në minutën e 60-të nga Di Francesco. Mbetet pa notë mbrojtësi Ardian Ismajli, i aktivizuar në minutën e 69-të, për të shtuar “trafikun” në zonë e Empolit, që në shtesë pësoi edhe golin e katërt.



