Kategoria Superiore

Duka uron kampionët: Më e bukura përpara, Tirana të nderojë futbollin shqiptar në Europë

Tirana nuk humbi më kohë, dhe sot u shpall kampione e Shqipërisë për herë të 26-të në histori, si asnjë ekip tjetër. Bardheblutë e Orges Shehit mposhtën 2-1 Partizanin në derbin e kryeqytetit, teksa Armand Duka, presidenti i FSHF-së uron klubin më të titulluar në vend për suksesin e madh.

Urime Tirana! Të dashur miq! Dua t’i shpreh urimet më të mira KF Tirana  për titullin e 26-të kampion. Sot është një ditë e merituar feste për lojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët.  

Një rrugëtim plot emocione në një kampionat me të vërtetë të bukur ku ende shumë enigma janë për tu zbardhur.

Më e bukura është përpara dhe klubi duhet të fillojë punën nga nesër për të nderuar futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare”, uron kreu i futbollit shqiptar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency