VIDEO/ Trofeu i parë si drejtues, si e përjetoi Grent Halili titullin e Tiranës
Tifozët e Tiranës sonte e kanë festë. Ekipi i zemrës u dhuroi titullin e 26-të pas suksesit 2-1 në derbin ndaj Partizanit. Festë e madhe edhe për lojtarët, stafin teknik dhe drejtuesit.
Teksa të gjithë ishin ngritur në këmbë dhe ishin gati të futeshin në fushë, Grent Halili qëndronte i vetëm në pankinë. Lotë gëzimi për djalin e presidentit, teksa Real Zhivanaj ishte i pari që iu afrua për ta përqafuar.
Më pas një përqafim i ngrohtë me Ilion Likën, për të vazhduar me radhë me të gjithë. 23-vjeçari ishte në fushë në titullin e dy viteve më parë, ndërsa ky i sotmi ishte titulli i parë për të si drejtues i Tiranës.



