La Liga

VIDEO/ “Magji” e Jordi Alba në frymën e fundit, Barcelona kualifikohet në Champions

Barcelona siguron objektivin minimal: kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Skuadra e Xavit fitoi 1-2 në Andaluzi përballë Real Betis, me të tre golat që u shënuan në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Ansu Fati zhbllokoi sfidën (76’), duke rigjetur emocionet e golit. Talenti katalanas ka lënë pas problemet fizike dhe do të jetë arma shtesë e skuadrës katalanase për sezonin e ardhshëm.

 

Vendasit barazuan falë golit me kokë të Marc Batra (79’), por Jordi Alba u shfaq si bomber në minutën e katërt shtesë, duke realizuar një eurogol. Triumfi ndaj Betisit ishte i gjashti radhazi jashtë fushe për Barcelonën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency