VIDEO/ Hoxhallari “kunj” deputetit: Sa mirë kur kthehen me Tiranën, tifozët e Partizanit
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte në “Elbasan Arena”, ku iu bashkua Tiranës në festën e titullit kampion të 26 në histori, teksa nuk mungoi edhe një fotografi me futbollistët bardheblu në dhomat e zhveshjes.
E ndërkohë që të gjithë grumbulloheshin për foto, kapiteni i Tiranës, Erjon Hoxhallari nxitoi të bëjë një batutë me Ballën, duke e thumbuar për faktin që është një tifoz i Partizanit, që feston mes bardhebluve.
“Ah sa mirë është kur ktheheni me Tironën edhe ju tifozët e Partizonit”, tha me të qeshur Hoxhallari, ndërsa Balla e priti gjithashtu me humor dhe gjithçka u mbyll me një shtrëngim duarsh.



