Serie A

Tonali “frymëzon” përmbysjen, Milani rimerr kreun dhe afrohet më shumë me titullin

Milani nuk gabon dhe hedh një tjetër hap drejt titullit kampion, teksa mbrëmjen e sotme ka arritur të fitojë 1-3 në transfertën ndaj Veronës dhe të rimarrë kryesimin e Serisë A.

Kuqezinjtë e nisën mirë sfidën, por u befasuan në minutën e 38’, kur një gabim i Mike Maignan i dha mundësi Faraonit të shënojë golin e avantazhit për Veronën.

Megjithatë për të rikthyer baraspeshën mendoi Sandro Tonali, që në shtesën e pjesës së parë u shërbye nga Leao në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Edhe pjesa e dytë nisi po njësoj, me Leaon që shërben për Tonalin dhe mesfushorin italian që shënon golin e dytë personal në ndeshje e I jep avantazhin Milanit.

Për të vulosur suksesin mendoi Alessandro Florenzi, që erdhi nga pankina dhe në minutën e 87’ shënoi golin e tretë, ndërsa me këtë fitore Milani tani e sheh veten vetëm 4 pikë larg titullit kampion, të cilat duhet t’i marrë në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Atalantës dhe Sassuolos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency