Featured

VIDEO/ Skënderbeu rikthehet pas 13-vitesh në Kategorinë e Parë, matematika mban Dinamon

Pas 13-vitesh në elitë dhe mes sukseseve të njëpasnjëshme, Skënderbeu rikthehet në Kategorinë e Parë pas barazimit 1-1 me Dinamon. Korçarët në fakt ishin duke marrë një fitore deri në minutën e 90-të falë golit të Berishës, por një penallti e akorduar në fund nga arbitri Enea Jorgji pas edhe ndërhyrjes së VAR-it dhe e shndërruar në gol nga Sabien Lilaj bëri që në fund bardhekuqtë të dilnin kokëulur nga stadiumi i Kamzës.

Nga ana tjetër, edhe blutë e kryeqytetit janë “buzë greminës” dhe aktualisht i mban në lojë vetëm matematika duke qenë se kur kanë mbetur edhe nëntë pikë në lojë, gjenden po minus nëntë pika nga Egnatia e vendit të tetë. Sa i takon kronikës së ndeshjes me Skënderbeun, në fraksionin e parë, Dinamo ishte më kërkuese dhe pati mundësitë e saj me anë të Ibraimit dhe Reginaldos.

Ndërsa nuk mungoi edhe Imami me kokë, por portieri Rexhepi tregoi një formë të shkëlqyer. Sa i takon fraksionit të dytë, rastin e parë e patën korçarët në minutën e 70 me anë të Berishës i cili nuk kishte fatin në anën e tij dhe u ndal nga traversa. Gjithsesi, në të 83-tën, Berisha gjeti rrugën e rrjetës duke mposhtur nga fare pranë portierin Simoni i cili nuk kishte shumë për të bërë.

Ndërkaq, Dinamo provoi të reagonte me Reginaldon por sulmuesi gaboi shënjestër dhe në fund. Megjithatë, penalltia në fund ndryshoi gjithçka me Dinamon që ende është pjesë e Superiores (ka edhe një ndeshje direkte me Egnatian të cilën duhet ta fitojë me dy apo më shumë gola diferencë) ndërsa Skënderbeu sezonin e ardhshëm do të rikthehet në inferiore.

Kronika e ndeshjes: 

90+10′ Gooooool! Shënon Sabien Lilaj, barazohen shifrat në 1-1

90+6′ Penallti për Dinamon, Jorgji pasi konsultohet edhe me VAR akordin penalltinë për kryeqytetasit

89′ Reginaldo ka shansin e artë për të barazuar, por goditja me kokë e sulmuesit përfundon jashtë kuadratit të Rexhepit

83′ Gooooooool! Zhbllokohet sfida, Elvi Berisha i jep avantazhin Skënderbeut

73′ Mundësi e mirë për Skënderbeun, por Berisha vonohet dhe në fund nuk “kërcënon” portierin Simoni

72′ Haxhiu merr iniciativën nga krahu i djathtë, në fund ndalet nga portieri Rexhepi

70′ Me fat tani Dinamo, Berisha ndalet nga traversa me Simonin që ishte i mposhtur në atë moment

60′ Dinamo ka iniciativën megjithatë skuadra gabon në finalizim

45′ Nis pjesa e dytë në Kamëz

Përfundon pjesa e parë në Kamëz, Dinamo dhe Skënderbeu barazojnë pa gola

45′ Maliqi harkon në zonë për Reginaldon me sulmuesin që pretendon një penallti pas kontaktit me Dwumfour, ndërkohë aksioni vazhdon me Ibraimin që tenton portën nga një kënd i vështirë, por Rexhepi ndal sërish Dinamon

33′ Sërish Dinamo, këtë herë provon Imami me kokë, por edhe njëherë Rexhepi i saktë në pozicionim duke mbajtur portën e paprekur

32′ Demiri avancon me topin dhe provon nga një distancë e largët, Rexhepi largon rrezikun

30’Dinamo përfiton pas një mosmarrëveshje të mbrojtjes së Skënderbeut, por në fund Reginaldo ndalet nga portieri Rexhepi

22′ Dinamo provon me anë të Ibraimit i cili vertikalizon në zonë për Reginaldon, por Dwumfour bllokon aksionin e bluve të kryeqytetit

4′ Sinjalin e parë të sfidës e jep Skënderbeu, Mensah fton në aksion Jean-Victor por mesfushori nuk ka koordinatat e duhura

1′ Nis ndeshja në Kamëz, Dinamo pret Skënderbeun

Formacionet zyrtare:
Dinamo (4-3-3): Simoni; Maliqi, Miha, Imami, Prodani; Demiri, Siljanovski, Sidibe; Haxhiu, Ibraimi, Reginaldo
Skënderbeu (4-3-3): Rexhepi; Frashëri, Dwumfour, Sadriu, Zguro; Pecani, Jean Victor, Agnaldo; Mara, Berisha, Mensah

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency